Zhduket një grua bashkë me foshnjën e saj

Një person në Skenderaj ka raportuar se është zhdukur gruaja e vëllait të tij, bashkë me foshnjën e saj gjashtëmujshe.

Ai ka bërë të ditur se deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet.

“Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button