Arrestohet Dardan Krivaqa
Policia e Kosovës arrestoi Dardan Krivaqën, i dyshuar kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.
Këtë e bëri të ditur Policia në protestën që u mbajt në Ferizaj. Ata bënë të ditur se Krivaqa u arrestua në një fshat të Ferizajt.
“Personi i dyshuar Dardan Krivaqa është arrestu para 5 minutave këtu diku në Ferizaj. Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë personin e dyshimtë në objektin e Policisë. Është arrestu në territorin e Ferizajt, në një fshat”, tha majori Mehmetali Hajdini.
Të dielën një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ky i fundit është arrestuar të dielën./21Media