​Krivaqa dërgohet në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj konfirmoi arrestimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
“Sot rreth orës 12 e 05 minuta është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajmin për arrestimin e Krivaqës u bë i ditur në protestën që u mbajt në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës ndaj grave.
Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt./21Media
 

Back to top button