Dafina sjell fotografi nga studio muzikore me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri prej kohësh ka bërë të ditur se po punon për albumin e saj të titulluar ”Dafinë moj”.
Artistja gjithashtu i ka bërë të ditur edhe emrat e këngëve që do të përmbajë albumi i saj, madje i ka publikuar edhe emrat e artisteve me të cilët do të bashkëpunojë.
Mirëpo, së fundmi Dafina ka postuar disa fotografi teksa shihet në studio muzikore me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon, shkruan rtv21,tv.
”Mbrapa skenave”, ka shkruar Dafina krahas fotografive.


Përveç këtyre artistëve, Dafina do të sjellë bashkëpunime edhe me artistët si: Lumi B, MC Kresha, Buta, DJ Geek. Artistja ende nuk e ka bërë të ditur datën e saktë të publikimit të albumit.
Kujtojmë që, projekti i fundit i Dafina Zeqirit është ”Llafe Llafe”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lyrical Son, më 8 gusht./21Media