Arrestohet dy persona të cilët kërkoheshin nga gjykata për vuajtje të dënimit

Policia në Gjilan kanë arrestuar të hënën dy persona të cilët ishin të kërkuar me urdhër të gjykatës.

“me 15.04.2024 rreth orës 09:00kanë ndaluar personin A. R. Shtetas i Kosovës i lindur më (1991) i cili kërkohej për 19 Urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve” (neni 314 par.6 të KPRK-së) në kohëzgjatje totale prej nëntëdhjetë e nëntë (99) ditëve burg.”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu sot është ndaluar edhe personin i dytë A. I. Shtetas Kosovar lindur (1982) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata themelore e Gjilanit, EDGJ.nr.669/22 për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” (neni 186 par.3 të KPRK- së) i dënuar në kohëzgjatje prej shtatëdhjetë e një (71) ditë burg efektiv.”, vijon noftimi.

Po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë./21Media

Back to top button