Arrestohet e dënohet pse e “shëtiti” lopën në shesh

Një shtetase amerikane është arrestuar dhe gjobitur nga autoritetet ruse, me arsyetimin se “parakaloi” me një lopë në Sheshin e Kuq të Moskës.
Gjykata ruse e gjobiti me rreth 200 dollarë aktivisten për të drejtat e kafshëve, Alicia Dayn pasi nën thirrjet “Kafshët nuk janë ushqim”, kaloi me lopën në sheshin kryesor të Rusisë.
34-vjeçarja tha se lopën e shpëtoi që të mos therej, ndërsa e çoi në shesh “për t’ia treguar një vend të bukur”.
“E bleva lopën që të mos therej. Vendosa ta çoja në një vend kaq të bukur dhe t’ia tregoja”, u shpreh Day.
Pos gjobës, autoritetet e dënuan edhe me 13 ditë arrest shtëpiak për mosbindje të urdhrave policore.

Back to top button