Arrestohet edhe një edukatore në kopshtin “Cambridge Kids”

Të arrestuarat dyshohen për keqtrajtim të fëmijëve

Dy persona janë ndaluar në lidhje me skandalin i cili u publikua gjatë këtyre dy ditëve, ku shihen punonjëset e një çerdheje private deri sa keqtrajtonin fizikisht fëmijët.

Lajmin për arrestimin e punonjëses së dytë të kësaj çerdheje e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Mund të ju konfirmoj se janë të ndaluara dy të dyshuara në rastin të cilin tashmë po dihet për keqtrajtim të fëmijëve. Prokurori kujdestar për të mitur ka kërkuar paraburgimin për të dy të dyshuarat”, tha Ulaj për kallxo.com

Back to top button