Arrestohet Fjolla Morina

Është arrestuar këngëtarja Fjolla Morina sot në Prishtinë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për portalin RTV21.
Fjolla ishte në kërkim nga Interpoli, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Trafikim të armëve dhe municionit” në Shqipëri.
Gjithashtu, muaj më parë Morina u mbajt një muaj në arrest shtëpiak në Kukës./21Media
 

Back to top button