Arrestohet grabitësi në Suharekë

 

Një person i dyshuar për grabitje është arrestuar sot në Suharekë.

I dyshuari me inicialet S.H (1978) më 3 mars në një pompë derivatesh bashkë me një person tjetër kishin grabitur 2 mijë e 500 euro.

“Me datën 03 mars 2021 rreth ores 04:20 min., në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitje në një pompë te derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhë më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sektori i hetimeve në Suharekë duke duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

Në lidhje me këtë ngajrje policia ka qënë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.

Policia njofton se është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë./21Media

Back to top button