Arrestohet hajni i biçikletave

Një 36 vjeçar u arrestua në Durrës, pasiqë vidhte biçikleta. Policia sot informoi se u sekuestruan biçikletat e vjedhura.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë administruar dhe ndjekur menjëherë, një sërë denoncimesh të marra nga qytetarët e qarkut të Durrësit se një shtetas i paidentifikuar vidhte biçikleta, në mënyrë të përsëritur dhe si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pedalet “, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: -B. M., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e një shtetasi.”, bëri të ditur Policia.
Po ashtu, sipas Policisë, u bë dokumentimi i dy vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi B. M., konkretisht, në datat 10 qershor dhe 27 tetor të këtij viti, 36-vjeçari ka vjedhur biçikletat e dy shtetasve, në lagje të ndryshme të qarkut të Durrësit.
“Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.”, u bë e ditur nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button