Vuçiq: Shtensionimi i situatës është detyrë kyçe për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.
Ai këto deklarata i bëri pas takimit me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer, sot në Berograd.
Përmes llogarisë së tij në Instagram Vuçiq tha se shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.
Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button