Arrestohet hajni i marketeve në Prishtinë

Një 40-vjeçar me inicialet Sh.J është arrestuar dje nën dyshimin se i njëjti ka kryer disa vjedhje nëpër markete.
“Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për më shumë se 5 raste). Rastet kanë ndodhur kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./21Media

Back to top button