Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Llapashticë

Është arrestuar i dyshuari për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të martën në Llapashticë, njoftoi policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e këtij aksidenti, një burrë ka vdekur dhe një tjetër ka pasur lëndime të rënda.

Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “, njoftoi policia.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button