Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Policia ka raportuar për dy raste në Podujevë, një në në Graqanicë, një në Fushë Kosovë, një në Ferizaj dhe një në Istog.

Në 5 raste gratë kanë qenë viktima të dhunës në familje nga burrat e  familjarë të tyre.

Ndërsa në njërin rast në Podujevë një grua është sulmuar fizikisht nga njerka e saj.

Disa nga viktimat për shkak të lëndimeve trupore u është dashur të pranojnë trajtim mjekësorë.

Rastet janë cilësuar si “dhunë në familje”.

Ndërsa në shumicën e rasteve të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button