Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Vrellë të Lipjanit

 

Është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti, me ndihmën e një të dyshuari tjetër, më forcë kanë hyrë në marketin e pompës së derivateve, ku edhe kanë vjedhur rreth 200 euro para të gatshme, cigare në vlerë 800 euro dhe gjëra ushqimore në vlerë prej 50 euro.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarëve, policia ka sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button