Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen në fshatin Peran të Podujevës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media