Arrestohet i kërkuari nga Gjykata

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar një 38-vjeçar i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
“Patrulla policore në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka ndaluar një person me inicialet SH.B 38 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
Sh.B është dënuar me 6 muaj burg për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button