Arrestohet Igor Spasov

 

 

Policia bullgare na informoi se sot në Sofje është arrestuar Igor Spasov, pas urdhrit tonë të lëshuar për arrest ndërkombëtar – thonë për TV21, nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që më 30 tetor Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi urdhër arrest për Igor Spasov.

I dënuari Spasov në burg duhej të kthehet pasi që mbaroi trajtimin, por kjo nuk ndodhi, në vend të kësaj ai iku.

Ish-anëtari i njësitit special “Tigrat” u dënua me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Vrasje kjo që ndodhi pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011./TV21

Back to top button