Çfarë tha Kurti në Skënderaj?

 

 

 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të takohet me qytetarët e Skënderajt, përkundër se u prit me brohoritje nga disa qytetarë dhe u shoqërua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Në disa fotografi, që ka publikuar anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, shihet që Kurti ka takuar banorët e fshatit, Prekaz e Polac.

Po ashtu, në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Kurti shihet që ka takuar edhe qytetarët në Skënderaj.

Në një lokal, Kurti i është drejtuar simpatizantëve të tij, duke i ftuar ata të dalin në zgjedhjet e 14 shkurti.

“Miqve e dashamirëve që keni, farefisit të jua, ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”, ka thënë Kurti në tubimin e mbajtur në Skënderaj./21Media

 

 

 

Back to top button