Arrestohet kosovari që dhunoi një grua në Slloveni

Policia e Kosovës ka arrestuar  një person pasi sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai e ka dhunuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare më 2 qershor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

Back to top button