Arrestohet kosovari që udhëtoi me pasaportë të dikujt tjetër

Dje, më 09.10.2021 në ora 18:45 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë daljes nga shteti policët kanë arrestuar S.R.(42) nga Kosova.
Siç qëndron në njoftimin e MPB-së, gjatë kontrollit të kryer ai ka treguar dokument të S.K.(36) nga Shkupi, pas çfarë është konstatuar se fotografia nuk përputhet me personin, gjegjësisht ai është shërbyer me pasaportë të një personi tjetër, transmeton TV21.
Gjatë kryerjes së bastisjes dhe kontrollit të valixheve është gjetur letërnjoftimi i tij origjinal, me identitetin e tij të vërtetë. Ai është dorëzuar deri të policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë, kurse nga ana e Gjykatës Themelore Kumanovë është shqiptuar gjobë dhe sanksion për dëbim nga shteti./TV21

Back to top button