Luan Krasniqi komenton meçin ndërmjet Robin Krasniqit dhe Bosel

Ish-boksieri kosovar, Luan Karasniqi ka komentuar meçin ndërmjet Robin Krasniqit dhe Bosel po ashtu edhe atë të Tyson Fury dhe Deontay Wilder që u zhvilluan mbrëmë.
Luan Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se Robin Krasniqi zhvilloi një luftë më të mirë ani pse u mund nga Dominic Bosel, duke propozuar një betejë të tretë mes Krasniqit e Bosel, transmeton rtv21.tv.
“Fitorja e Dominic Bosel u diskutua shumë më pas. Unë mund ta kuptoj atë. Gjithashtu e kam parë paraprakisht Robin Krasniqin, ai ishte boksieri më i mirë për mendimin tim. Unë mendoj se një betejë e tretë mes të dyve do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka shkruar ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi.
Ndërsa, uroi Tyson Fury që e mposhti Deontay Wilder duke e ruajtur titullin e botës në peshën e rëndë në boks./21Media

Back to top button