“Arrestohet” lopa që hyri në një restorant

Një lopë u fut në një restorant në Oklahoma të SHBA-së duke shkaktuar telashe, njoftoi Upi të premten.
Autoritetet policore dolën në vendin e ngjarjes për ta hequr kafshën “problematike”, derisa ekipi i restorantit tha se nuk e panë se nga iu erdhi.
Me humor, Policia shkroi në “Facebook” se e intervistuan lopën dhe mësuan se “kishte dëgjuar për supën dhe sallatën e Olive Garden”.
Ajo u kap në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos, derisa nuk u bë e ditur se e kujt është.

Back to top button