Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet mirëmbajtësi i një objekti banesor për sulm seksual

Është arrestuar mirëmbajtësi i një objekti banesor në Prishtinë nën dyshimin se ai të shtunën në bodrumin e objektit e ka sulmuar seksualisht një grua.

Polica e Kosovës përmes raportit ditor ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 03.08.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – mirëmbajtës i objektit banesor, nën dyshimin se i njëjti në bodrumin e objektit banesor e ka ngacmuar-sulmuar seksualisht duke prekur në disa pjese të trupit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje “, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button