SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi një paciente 5-vjeçe

(Lajm i përditësuar)
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka reaguar pas raportimeve se një logopedi nga Gjilani kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm, duke thënë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.
Në një reagim në Facebook, SHSKUK thotë se menaxhmenti i SHSKUK-së ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, pasi që drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.
“Për SHSKUK-në është e dënueshme dhe e papranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.
Sa i përket asaj se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë, SHKSUK thotë se lëshimi i licencës është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet.
“Mungesa e një data-baze elektronike për stafin e SHSKUK-së e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avancimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, menaxhmenti i SHSKUK-së para dy jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përfundon reagimi i SHSKUK-së.
Logopedi keqtrajtoi një 5 vjeçare në ordinancën e tij private
Si pasojë e një incidenti që ka ndodhur ditën e djeshme, është arrestuar I.F/ logoped, i cili ushtron veprimtarinë e tij në Gjilan, konkretisht në ordinancën e tij private.
Mbi të rëndon akuza se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë të moshës rreth 5 vjeç.
Në rrjete sociale janë publikuar audioincizime, ku dëgjohet I.F gjersa fyen 5 vjeçaren.
“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar”, janë fjalët e logopedit drejtuar 5 vjeçares.
Familjarët e kësaj të fundit, brenda një kafeneje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, kanë sulmuar fizikisht logopedin.
Pamje nga ky rast, gjithashtu janë publikuar në rrjete sociale.
Dy të dyshuarit, familjarët e 5 vjeçares janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Arrestohet mjeku për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Policia e Kosovës ka arrestuar një mjek në Gjilan, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Policia gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë rrahur mjekun.
Gjithashtu, i dëmtuari për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button