Arrestohet ngasësi i kamionit që përplasi për vdekje këmbësorin në Vushtrri

Njësia e Trafikut Rrugor në Vushtrri ka identifikuar dhe arrestuar një person, i cili  dyshohet për përfshirje në një aksident trafiku me pasojë fataliteti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Personi i arrestuar, shofer i automjetit transportues kamion, dje më datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në Stanovc ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, i dyshuari nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Back to top button