Arrestohet njё i dyshuar për të shtëna me armë në Gllogjan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, thuhet se pas pranimit të informatës për të shtëna me armë në këtë zonë, njësitë policore të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa prova që lidhen me rastin.

“Hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, pas njё pune intensive sot me datën 28.10.2025, kanё arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Pietro Beretta kal:9mm, Njё (1) karikator i sё njëjtës armё”, thuhet nё njoftim.

Policia bën të ditur se pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Back to top button