Arrestohet një 22-vjeçar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një 22-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij 19-vjeçare.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se çifti ishte ballafaquar në vazhdimësi me mosmarrëveshje.
“Me datën 27.12.2022 rreth orës 10:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.A (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij A.A ( F/K) e moshës 19 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”./21Media

Back to top button