Arrestohet një 23 vjeçar për sulmin në Manchester

Policia e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit pë sulmin e mbrëmshëm

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se nuk ka asnjë dyshim se shpërthimi në Manchester ishte “sulm terrorist” dhe se policia ka zbuluar identitetin e sulmuesit.

Duke folur pas takimit urgjent me kabinetin e saj, May tha se policia dhe shërbimet e sigurisë “po punojnë në shpejtësi për të krijuar një pamje të qartë”, të sulmit në Manchester Arena.

Kryeministrja britanike tha se autoritetet nuk do të publikojnë detaje mbi sulmuesin pasi hetimet janë në fazën e parë. Ndërkaq, policia britanike përmes një postimi në Twitter konfirmoi se ka arrestuar një 23-vjeçar, në lidhje me sulmin në Manchester.

Siç raportojnë mediat nderkomebtare 23 vjeçari që dyshohet që kreu sulmin  quhet Salman Abedi.

Të paktën 22 persona janë vrarë përfshirë edhe fëmijë dhe 59 të tjerë janë plagosur nga sulmi që ka ndodhur në orët e vona të së hënës pranë një salle koncertesh në Manchester.

 

Back to top button