Dy familje bëhen me shtëpi fal njerëzve bamirës

Gëzimi i madh në familjet Ademi dhe Haradinaj

Këtë javë në emisionin “Edhe unë jam Kosovë” të RTV21, nuk u pasqyrua skamja, por fatmirësisht u raportua për gëzimin e dy familjeve të cilat falë solidaritetit u bënë me shtëpi të reja.

Familja e Sadri Ademit nga fshati Truvarë i Vushtrrisë dhe familja e Lavdim Haradinajt nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë, shkruan rtv21.tv

Ishte një bashkatdhetar nga Amerika, Eset Hergaja ai i cili në bashkëpunim me një bashkëfshatar Sadriut, të ndihmuar edhe nga shumë të tjerë bënë që familja Ademi sot të jetojë në shtëpi të re.

“Vjet e kemi parë këtë xhirimin e juve në Vuçitërnë atje edhe pe këqyre djali kur e ka pa që këta kështu veç sa s’ka kajtë. Edhe unë jam emocionu. Vallahin babë më tha që muj me i gjete pa ua marrua shpinë se lo”, tregon Hergaja.

Fatin e Sadriut e pati edhe Lavdim Haradinaj gjithashtu nga rrethi i Vushtrrisë. Familja Haradinaj jetonte në një bodrum, fëmijët i ngopte me sherbet kur kërkonin qumësht.

Gjendja e kësaj familje preku në setrën e disa bamirësve të cilët për një kohë shumë të shkurtër i bënë me shtëpi të re, me një shtëpi për lakmi./21Media

 

 

Back to top button