Arrestohet një 23 vjeçar, pranoi se falsifikoi para

 

Hetuesit policorë në Shtime të martën e 9 shkurtit, kanë arrestuar një 23 vjeçar për falsifikim të parasë. I njëjti ka pranuar se e ka kryer veprën.

“Rasti ka ndodhur me 23.01.2021, në rrugën “Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime, ku i dyshuari, E.K. (m/ Kosovar 23 vjeç) kishte këmbyer 2.500 dollar amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro”, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.

Pas egzaminimit laboratorik, dollarët amerikanë kanë rezultuar të falsifikuar.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button