Arrestohet një 25-vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 25 vjeçar, i cili dyshohet se më 21 janar ka palogsur një person në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë.
“B. H, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 26.01.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në të njejtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, një revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër./21Media