Arrestohet një 27 vjeçar, gjenden armë, municion dhe materie të dyshimta

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftuan se sot në Poroj të Tetovës është arrestuar një 27-vjeçar, përcjell TV21.
Arrestimi ka ndodhur pas bastisjeve që policia ka realizuar në lokacionet nën pronësi të personit në fjalë dhe të një të afërmi të tij, ku janë gjetur armë, municion dhe substanca që dyshohet të kenë përbërje narkotike.
“Policia nga ora 16:15 deri në ora 18:50, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e personit N.A. (24) dhe i afërmi i tij R.L. (27) në Poroj të Tetovës. Përveç kësaj, në shtëpinë e R.L. janë gjetur tre armë zjarri: 2 pushkë gjuetie, njëra prej të cilave prodhim amerikan dhe një “Heckler”, mbi 170 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një jelek, një këllëf, një rrip dhe 13 pako me material pluhur të bardhë”, u bë e ditur në njoftim.
SPB-Tetovë theksoi se gjatë bastisjes zyrtarë të policisë janë sulmuar nga një familjar i 27-vjeçarit të arrestuar.
“R.J. gjatë ditës së nesërme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ndryshe, gjatë bastisjes, familjari i personit R.L. ka sulmuar fizikisht një polic të SPB-së Tetovë”, u bë e ditur në njoftim, shkruan TV21./21Media

Back to top button