Arrestohet një 27 vjeçar për “Dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë”

Një 27 vjeçar u arrestua sot për “Dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë” në Ferizaj
“Ankuesja N.A (F/K) e moshës 42 vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N (M/K) i moshës 27 vjeçar, ish dhëndërri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marr vajzën e ankueses M.A (F/K) e moshës 21 vjeçare , ish bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur. Në lidhje me këtë policia e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intenzive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit, i arrestuarri, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunim, Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button