Arrestohet një 39 vjeçar, tentoi ta dhunojë një 43 vjeçare

Një 39-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçare.
Policia ka bërë të ditur se E. U, akuzohet për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shkruan ora news.
”Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Back to top button