Erdogan në Shqipëri, inauguron lagjen me 522 banesa

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë disa orë. Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Presidenti turk iu drejtua Laçit për prerë shiritin dhe parë nga afër lagjen e re të banesave ndërtuar me mbështetjen e presidentit Erdogan.
Janë 522 apartamente me vlerë 42 milionë euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14, në ambientet e kryeministrisë u mbajt takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi.
Presidenti turk Erdogan dorëzoi 522 banesat e rindërtuara pas tërmetit të nëntorit në Laç, të financuara nga qeveria turke.
Sot po i dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 dhe kanë kushtuar 42 milionë dollarë. Që në këto moment dua t’ju uroj të gjithë përfituesve t’i gëzoni këto banesa. Edhe pse Turqia u sprovua gjatë këtij procesi ne arritëm të përmbushim dhe të mbajmë premtimin tonë ndaj shqiptarëve. Ajo që dua të theksoj është parim besimi, shenja e vëllazërisë nuk është të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë dhe ne tani e tutje do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se shpreson që kjo miqësi me baza të forta ët vazhdojë deri në pafundësi.
“Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira është një nga këto vlera të cilat i përmenda pak më lart. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë vëllazëror kem Spitalin e quajtëm spitali i miqësisë Turi-Shqipëri për të pasqyruar lidhjet e forta mes vendeve tona. Në këtë spital tashmë janë ekipet e mjekëve dhe infermierëve turq e shqiptarë që punojnë krah për krah. i spitalin rajonal të Fierit i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Sot këtu me këtë ceremoni po e kurorëzojmë akoma më tutje miqësinë mes vendeve tona”, shtoi tutje ai.
Presidenti përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit të rindërtimit. Presidenti përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit të rindërtimit.
Ndryshe, një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Mbulesa është hequr nga vetë Presidenti turk së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Gjatë fjalës së tij, Erdogan u shpreh se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret dhe këtë bëri edhe Turqia kur vendi ynë u godit nga tërmeti./oranews

Back to top button