Arrestohet një 54-vjeçar në Ferizaj, ia vuri flakën një bageri

Policia ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se në fshatin Jezerc të Ferizajt ia ka vënë flakën qëllimisht një bageri.

I dyshuari me inicialet K.B. u arrestua sot në mëngjes, përderisa ndodhej në shtëpinë e tij.

Me vendim të prokurorit ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Mjeti punues u vu në flakë gjashtë ditë më parë. /21Media

Back to top button