Hoti për Qeverinë: Washingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën

Deputeti i LDK-së, dhe ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kritkuar sërish pozitën rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Duke komentuar takimin e Emisarit Special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, në Bratislllavë, Hoti tha se askush nuk e din se për çfarë janë dakorduar.

“Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh.Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën.
Kjo është politikë se jo mahi.”, tha Hoti

Në anën tjetër Lajçak pas takimit tha se kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.
Paraprakisht, Hoti po ashtu tha se uke mos përfillur këshillat e aleatëve, qeveria po bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri.

“Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar. Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë.”, shkroi Hoti./21Media

Back to top button