Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një 59 vjeçar, joshte të mitura përmes telefonit

Sot policia e Tiranës e ka arrestuar një 59 vjeçar, pasi që i njëjti i mashtronte të miturat me qëllim përfitimin seksual.
Me këtë rast policia me marrë informacionin se i dyshuari nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual dhe kështu policia e ka finalizuar operacionin policor të koduar “Predator”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të të pandehurit, shkruan ora news.
“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat”, bëhet e ditur nga policia.
I dyshuari kishte lënë takim me një të mitur, ku edhe ishte kapur nga policia dhe gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për të dyshuarin që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button