Arrestohet një boshnjak për krime lufte në Kosovë

Një boshnjak me inicialet E.B, është arrestuar sot. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media.
Sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranit, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.
Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor./21Media

Back to top button