“Djajtë e Kuq” mposhtin me lehtësi Tottenhamin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester United dhe Tottenhamit, ku tre pikët i kanë siguruar “Djajtë e Kuq”.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2:0.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mesfushori brazilian, Fred i cili kalon United në epërsi prej 1:0 në minutën e 47’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit për “Djajtë e Kuq” e shënoi Bruno Fernandes, i cili vulosi fitoren e United në minutën e 69’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, United zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 19 pikëve, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e tretë me 23 pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 2:0 në favor të United.

Back to top button