Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një të mitur në motel

Sot është arrestuar një burrë nga Mitrovica pasi që i njëjti dyshohet se më 29 maj ka dhunuar një të mitur në një motel.
”Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur”, bëhet e ditur nga policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button