Ky është artisti i radhës që do të performojë në Sunny Hill Festival

Faqja zyrtare e Sunny Hill Festival ka konfirmuar edhe artistin e radhës që do të performojë në edicionin e këtij viti.
Mahmood, është artisti i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në festival, madje ai është shprehur i lumtur që në gushtin e këtij viti do të jetë në Kosovë, për të dhënë shfaqje të paharruar.


Burak, Elvana, Diplo janë ndër të tjerë artistë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për festivalin e madh.
Sunny Hill Festival do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022./21Media

Back to top button