Arrestohet një burrë, dyshohet se e ka dhunuar një femër
Policia ka njoftuar se në Fushë Kosovë, në maj të këtij viti, është arrestuar një burrë kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ke ka dhunuar një femër.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media