Arrestohet një burrë i cili në ndikim të alkoolit e rrahu gruan e theu xhama të shtëpisë
Mbrëmë është arrestuar një burrë nga Fushë Kosova pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, si dhe ka thyer disa xhama të shtëpisë.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media