U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen dy kosovarë

Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke shitur substancë narkotike të dyshohet të jetë kokainë.
”Me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar disa gram substancë Kokainë, një pushkë gjysme automatike me 8 fishekë, dy dokumente identifikimi 65 euro para të gatshme dhe tre telefona”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button