Britania paralajmëron për luftë të tretë botërore

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.
Paralajmërimi vjen pasi Rusia pretendoi se pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të përfundojë në një luftë botërore bërthamore.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka paralajmëruar se tirani rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”, raporton “The Sun”.
Ai tha gjithashtu se pushtimi rus i Ukrainës rrezikonte të shndërrohej në “një lloj rritjeje kanceroze” që duhet të ndërpritet, transmeton rtv21.tv.
Kjo vjen pasi redaktori i transmetuesit shtetëror RT Margarita Simonyan tha në një transmetim se ishte “më e mundshme” që Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.
Wallace tha gjithashtu se Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë me armë qeverinë në Kiev dhe po kërkon të sigurojë raketa kundër anijeve./21Media

Back to top button