Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një burrë i kërkuar në Kaçanik

Një burrë i kërkuar u arrestua sot në Kaçanik. Policia informoi se i arrestuari është Sh.D, i moshës 35-vjeçare.
“Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:50 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje’’ me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve.”, bëri të ditur PK.
Pas kompletimit të dokumentacionit, 35-vjeçari u dërgua në vuajtje të dënimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button