Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një burrë për ngacmim seksual dhe mashtrim

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza dhe një tjetër e mashtroi duke e shfrytëzuar emrin e saj.
I dyshuari të tri veprat i kreu në Prishtinë.
“I njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Si provë materiale Policia ka njoftuar se i është sekuestruar telefoni.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button