Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa pranon çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka pranuar çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik.
Dua ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Njëkohësisht, artistja u shpreh shumë e lumtur për këtë çmim, ndërkohë që sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
“Unë vij nga një vend për të cilin mund të keni dëgjuar por, jo në mënyrën që unë do ua përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak nga Kosova ime”, ka thënë Dua gjersa ka pranuar çmimin me të cilin u shpërblye.

 
“Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, shton Lipa.
Në shkrimin e Këshillit Atlantik, Dua Lipa përshkruhet si: “Fituese e Grammy”, “Themeluese e Fondacionit Sunny Hill” dhe “Aktiviste”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button